Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend
Këtë të martë, 27 janar, në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e radhës plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe aktesh normative me ndikim të gjerë në sektorë kyç të vendit. Në rendin e ditës përfshihen: – Akte normative dhe ligje për buxhetin dhe energjinë, duke përfshirë ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2025. – Projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin strategjik me Italinë në shëndetësi, energji, mjedis, industri dhe siguri, si dhe aderimin në traktatin për pronësinë intelektuale dhe protokolle për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit. – Ndryshime në Kodin Penal dhe sistemin e drejtësisë, duke përfshirë ligjet për gjyqtarët, prokurorët dhe organet e qeverisjes së drejtësisë. – Ligje për sigurinë publike dhe shëndetin, përfshirë...
Burimi:
javanews.al