Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese. Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet grupi i pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100. “Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më...