Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend
Kuvendi mblidhet këtë të martë, më 3 shkurt, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar 14 pika, ndër të cilat njëra prej tyre pritet të shoqërohet me debate politike. Bëhet fjalë për propozimin e shumicës për ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Partia Socialiste kërkon rishikimin e formulës aktuale të komisionit, duke kaluar nga ndarja e barabartë mes mazhorancës dhe opozitës në një përbërje me 17 anëtarë, ku 9 do t’i përkasin PS-së, ndërsa 8 opozitës. Po ashtu, propozohet që komisioni të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por të drejtohet nga një kryetar i mazhorancës, ndërsa opozita të përfaqësohet me një nënkryetar. Sipas socialistëve, këto ndryshime janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e...
Burimi:
javanews.al