Ndryshe nga herët e tjera, Konferenca e Kryetarëve mblidhet në Parlament, ja çfarë pritet të ndodhë
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur në parlament para zhvillimit të seancës plenare që pason, por opozita nuk është e pranishme. Në mbledhje mungon edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Sot në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë një seancë plenare me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Në projektrezolutën e paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që menjëherë pas miratimit nga Kuvendi, ekzekutivi të shpallë organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët.
Burimi:
sot.com.al