Ndodh edhe kjo/ Rama i “kundërvihet” Ambasadës Gjermane: Balluku jo e korruptuar, SPAK ka ndërhyrje nga jashtë

Ndodh edhe kjo/ Rama i “kundërvihet” Ambasadës Gjermane: Balluku jo e korruptuar, SPAK ka ndërhyrje nga jashtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar “i zënë në çark” pas kritikave të forta nga Ambasada Britanike dhe ajo Gjermane, në lidhje me qëndrimin e mazhorancës për të mbrojtur Belinda Ballukun.Me anë të një postimi në X, Rama i është “kundërvënë” Gjermanëve dhe Britanikëve duke deklaruar se vendimi që mori sot Kuvendi ishte i drejtë, ndërsa theksoi se Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion.Në vazhdën e mbrojtjes dhe bllokadës që ka krijuar për të mos iu prekur as “qimja e flokut” Belinda Ballukut, Rama thotë se hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor’.“Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i...