Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

Kryetarja e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, analizoi sfidat ekonomike me të cilat po përballet Shqipëria si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Gjatë emisionit “Trialog“ në RTSH, Denaj theksoi se qeveria shqiptare ka dëshmuar vullnetin për të mbrojtur konsumatorin dhe stabilitetin makroekonomik, ashtu siç bëri gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Sipas saj, përvoja e viteve të fundit ka treguar se krizat globale kërkojnë ndërhyrje të matura që nuk cenojnë strukturën e buxhetit të shtetit. Mësimet nga krizat e kaluara Denaj solli në vëmendje vitin 2020 dhe fillimin e luftës në Ukrainë si momente ku qeverisë iu desh të vepronte në kushte pasigurie totale. “Edhe në 2020 asnjë nuk e llogariti se do mbyllej vendi për...