Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit, Namir Lapardhaja. “Fjala duket e varfër për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë, jo vetëm si humbje e një bashkëpunëtori, por si ikje e një miku të rrallë, e një mendje të ndritur dhe e një njeriu me shpirt të madh. Namiri ishte mbartës i vlerave që mbeten të përjetshme. Ai mishëronte në mënyrën më të plotë figurën e intelektualit të vërtetë, eruditit që e kishte letërsinë dhe fjalën pasion të jetës. Në gazetari dhe publicistikë, në media dhe në aktivitetin e tij politik për dekada me PD, ai nuk kërkoi kurrë kompromis me të vërtetën. I djathtë dhe demokrat në shpirt, jo thjesht në...