Ndalohet drejtoresha e ministrisë së Brendshme/ Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit pasi…

Ndalohet drejtoresha e ministrisë së Brendshme/ Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit pasi…

Pak ditë më parë, Policia e Tiranës ka ndaluar drejtoreshën e ministrisë së Brendshme, A.B. Kjo shtetase është e dyshuar për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, M.T. Sipas raportimeve, A.B. është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit. Denoncimi ndaj drejtoreshës së Ministrisë së Brendshme është bërë nga ish-bashkëjetuesi , i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të marra prej saj.