“Narkoshtet që shkel ligjin dhe drejtësinë”, Këlliçi godet Ramën: Qeveria e tij, partnerë të kartelit Sinaloa
Një delegacion deputetësh të Partisë Demokratike vizitoi Washingtonin, ku zbuluan dhe denoncuan lidhjet e dyshuara të qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës, duke paralajmëruar se vendi po shndërrohet në një “narkoshtet”. Gjatë qëndrimit, ata morën pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” dhe zhvilluan takime me kongresmenë dhe senatorë të lartë amerikanë, përfshirë Keith Self, Pete Sessions, Clay Higgins, Tim Walberg dhe Mike Lee, si dhe takime konfidenciale në Departamentin e Shtetit. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në një emision televiziv, paralajmëroi alarmueshëm se Shqipëria nuk është më një shtet demokratik, por një kartel droge. Në një lidhje nga Washingtoni, ku takimet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, Këlliç u shpreh se ata zbuluan edhe lidhjet e qeverisë aktuale me kartelet ndërkombëtare të drogës dhe...
Burimi:
sot.com.al