Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

Ish-deputeti Nard Ndoka ka kritikuar kryedemokratin Sali Berisha, lidhur me demokracinë e brendshme në PD. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Ndoka tha se Berisha nuk e bëri kurrë PD-në një forcë politike demokratike. Sipas Ndokës, Berisha i la në hije të gjithë personazhet e tjerë, përfshi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke mos u dhënë mundësinë që të ecin para. “Berisha duhet të jetë, për faktin që ka një autoritet të padiskutueshëm te ajo parti. Përsa kohë që Berisha ka dëshirën që të zgjidhet kreu i PD-së, nuk besoj se e konkurron askush. Atij i mjafton vetëm dëshira për fatin e keq. Sepse unë do dëshiroja shumë që te ajo parti të ketë edhe personazhe të tjera. Berisha atë parti nuk e bëri asnjëherë demokratike....