“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerë në Lushnjë, prezantoi ndryshimet në Skemën Kombëtare për Bujqësinë dhe Blegtorinë 2026, duke theksuar se heqja e naftës pa taksa është një hap i lidhur me afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se skema e mëparshme kishte problematika dhe nuk garantonte që përfituesit të ishin realisht fermerët që punojnë tokën. “Nafta ka qenë pjesë e një faze të caktuar të këtij procesi. Jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin për punë bujqësie. Skema kishte problematikë për shkak të mënyrës së ndarjes sipas pronësisë së tokës, pasi në shumë raste toka nuk punohej nga pronari, por nga qiramarrësi”, tha Rama. Ai theksoi se një skemë e tillë nuk aplikohet në Bashkimin...