Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!
Këtë të mërkurë, 11 mars, u mblodh për rreth 1 orë e gjysmë Këshilli i Ministrave. Ministrat komunikuan para godinës vendimet e marra, siç e do tradita. “Miratuam në Komitetin e Planifikimit Strategjik, hartimin e dy dokumenteve, ai i politikave industriale dhe strategjia kombëtare për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, deklaroi Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Sipas saj, dokumentet kanë në fokus agjendën e gjelbër dhe digjitale. Theksoi po ashtu se është miratuar një ligj në fushën e shërbimeve. “Diskutuam dhe miratuam ligjin për lirinë dhe vendosje e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, i cili lidhet po ashtu me detyrimet që kemi me BE-në”, tha ministrja. Sipas saj, ky ligj i ri prek një prej katër lirive të operimit të Bashkimit...
Burimi:
javanews.al