“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën për mediet sot në 24 mars, komentoi çmimin e naftës, që është rritur së fundmi, edhe për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Berisha tha se ngarkesa fiskale e qeverisë është një gjobë e tmerrshme, që rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Kreu demokrat hodhi akuza, duke thënë se në Shqipëri hyjnë 350 mijë ton naftë kontrabandë. “Nafta është shndërruar në instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve, në instrument të çmimeve strastosferike, të çmimeve të paimagjinueshme. Çmimi i naftës në Shqipëri është 60 përqind më i lartë se në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Taksat që ka vendosur Rama ndaj çmimit të naftës rëndojnë xhepat e shqiptarëve. Ngarkesa fiskale është tepër e madhe mbi çmimin e naftës....