“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi po njësoj si kryeministri Edi Rama nevojën për përshpejtim të punës lidhur me procesin e negociatave me BE-në. “Duhet të jemi gati për ditë shumë të gjata pune, në komisione dhe seanca plenare, kërkon angazhim më të madh, i referohem performancës, korrektesës…”, iu drejtua ai kolegëve socialistë. Veçoi miratimin e ligjeve që e afrojnë Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian. “Kemi miratuar 9 ligje, sot që flasim janë në proces një numër shumë i madh projektligjesh”, bëri me dije ai, duke shtuar se “motorët” do të ndizen që prej nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026. “Duhet të zbatojmë të njëjtat mekanizma dhe procedura, jo raportime formale, na duhet një qasje krejtësisht e re. Legjislatura...