“Na keni në krah deri në fund”, Shehaj: Pronat e qytetarëve janë të pacenueshme, mbështetje pa kushte për banorët
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri kanë pritur në zyrat e partisë banorët e fshatit Rrjoll që prej disa javësh janë ngritur në protesta për të mbrojtur tokat që ata i pretendojnë me dokumente pronësie, por që së fundmi në atë zonë është miratuar ndërtimi i një resorti turistik. Përfaqësues të qindra banorëve të Rrjollit iu shprehën deputetëve të Mundësia pretendimet për grabitje të pronave të tyre, teksa i falënderuan Shehajn dhe Kaprin për mbështetjen e deritanishme dhe ngritjen e çështjes në Parlament. “Unë ia kam dhënë fjalën atyre banorëve që unë do i shkoj deri në fund o do të vdes. Jeni të vetmit ju që na keni mbështetur në çdo rast. Ju faleminderit nga zemra, t’ju them sinqerisht që...
Burimi:
sot.com.al