“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik që, sipas saj, po ndiqet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një zhvillim “fasadë” që po çon në largimin masiv të qytetarëve nga vendi.  Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku krahason diskursin zyrtar për “bum ekonomik” me realitetin e emigracionit.  “Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?”, shkruan ajo.  Sipas Tabakut, shifrat tregojnë një paradoks të thellë: rritja ekonomike mbështetet te ndërtimi dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia prodhuese është në rënie.  “Bujqësia ka rënë me -1.73% dhe industria me -4.7%. Kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale”, thekson...