“Na e dhanë provën pa dashur”, Hoxha nxjerr prapaskenat e AKSHI-t: Kemi parë vetëm një folder, pritet të kemi..

“Na e dhanë provën pa dashur”, Hoxha nxjerr prapaskenat e AKSHI-t: Kemi parë vetëm një folder, pritet të kemi..

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti. Sipas Hoxhës, ajo që më parë ishte artikuluar si akuzë politike, tashmë është vërtetuar me prova konkrete. ‘Po të mos ishte kamera e Gys Agasit, ne nuk do ta shikonim çfarë ndodhte atje brenda. Ajo kamerë na ka bërë një shërbim shumë të madh,’ u shpreh Hoxha. Ai theksoi se autoritetet dhe publiku kanë parë vetëm një pjesë minimale të materialeve të sekuestruara. ‘Janë hapur shumë foldera, por neve na kanë treguar vetëm një. Vetëm një.’ ...