“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore
“Partisë Socialiste i duhet një mandat më i fortë, me fitore më të thellë sesa ky që ka, për të çuar para ëndrrën historike të integrimit të Shqipërisë në BE”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me strukturat në Durrës. Teksa shprehu besimin se do të fitojnë të treja bashkitë e këtij qarku, kryeministri shtoi se zgjedhjet e ardhshme kanë një rëndësi të veçantë dhe më tepër sesa vendore, ato janë zgjedhje politike. “Në zgjedhjet e ardhshme vendore ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se do i fitojmë të treja bashkitë. Deri atë ditë duhet të bëjmë punët që duhen. Ne kemi sot një moment të historisë tonë. Për herë të parë jemi në një pozitë që të mëdhenjtë që na...
Burimi:
javanews.al