“Na duhen qitësa”/ Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, Anila Hoxha tregon përgjimet e SKY ECC

“Na duhen qitësa”/ Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, Anila Hoxha tregon përgjimet e SKY ECC

Gazetarja Anila Hoxha, ka zbuluar detaje të reja mbi profilin kriminal të Altin Ndocit dhe arratisjen e tij, duke theksuar se 38-vjeçari konsiderohej një nga personat më të rrezikshëm dhe me lidhje të drejtpërdrejta me organizatën kriminale Çopja. “Po flasim për një nga arratisjet më të organizuara, por edhe më të paralajmëruara për autoritetet”, tha Hoxha, duke sqaruar se në një nga dosjet ku Altin Ndoci është nën akuzë si anëtar i organizatës kriminale Çopja, drejtuesit e kësaj strukture shfaqen në përgjime në aplikacionet SKY ECC dhe duken të shqetësuar për arrestimin e tij. Sipas gazetares, në materialet hetimore rezulton se anëtarët e fisit Çopja shpreheshin të alarmuar për faktin se kishin mbetur pa ekzekutorë, veçanërisht pas vrasjes së Besmir Haxhiajt. Anila Hoxha rikujtoi se...