Myftari: Nuk vendosin deputetët për fajësinë ose pafajësinë e Ballukut, këtë e bën vetëm gjykata
Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, tha se komentet e bëra nga politika për çështjen “Balluku” janë absurde. Sipas tij, nuk janë deputetët ata që vendosin nëse zonja Balluku është ose jo fajtore; kjo kompetencë i takon vetëm gjykatës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Nëse socialistët refuzojnë t’i heqin mandatin zonjës Balluku, çfarë ndodh? Myftari: Nuk e çmon as Kuvendi, as grupi parlamentar; e çmon vetëm gjykata. Ekzistencën e provës duhet ta sjellë prokurori dhe ta bashkëlidhë këtë dokument, për aq sa është e mundur, duke qenë e bashkëlidhur prova si dokument. Jo dokumentet të çmojnë provën. Kam dëgjuar absurditete juridike. Arrest pa gjyq, jo. Nëse do të arrestohet, do të shkojë në gjyq dhe do...
Burimi:
vizionplus.tv