Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mustafa Nano: Qeveria teknike, ëndërr në diell! Berisha i akuzuar, s’besoj që ka kthesë në raport me drejtësinë
Analisti Mustafa Nano duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi një “ëndërr në diell” kërkesën e PD-së për një qeveri teknike. Nano nuk beson se kemi të bëjmë me një kthesë të Sali Berishës në raport me drejtësinë, dhe e cilëson absurde deklaratat e një personi që është nën akuzë nga SPAK. Sipas tij deklaratat e kryedemokratit po bëhen në një kohë kur ai po humbet mbështetjen dhe është në presion nga brenda partisë. “Nëse Berisha e thotë këtë gjë, e thotë sepse është nën presion edhe nga brenda. Njerëz si Hasimja apo dikush tjetër, që i kërkon të ndryshojë me 180 gradë, me kthesë të fortë. Por nëse i referohemi saktë, ai nuk tha që PD do respektojë sistemin e...