Murrizi: Po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor, fiton Edi Rama
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, gjatë intervistës në “Kjo Javë” deklaroi se asnjë protest nuk rrëzon qeverinë por PD duhet të luajë fort për të ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sistemi aktual prodhon mandate më shumë në favor të socialistëve. Murrizi iu referua qarkut të Fierit ku ai tha se votat e PS për mandat janë 7500 ndërsa PD për një mandat duhet të ketë 11 mijë vota. “Duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor ku votat e PS për mandat në Fier janë 7500 dhe PD i ka marrë me 11 mijë, me këto rregulla loje dhe këtë sistem zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë”, tha Murrizi. Myslim Murrizi: Opozita duhet të luajë fort për...
Burimi:
ntv.al