Murrizi: Partitë në koalicion me PD-në, i morën 8 deputetë dhe fonde publike pa vota reale

Murrizi: Partitë në koalicion me PD-në, i morën 8 deputetë dhe fonde publike pa vota reale

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër partitë që janë në koalicion me Partinë Demokratike, duke theksuar se kanë përfituar pa arritur pragun zgjedhor prej 1%. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrzi shkruan se këto parti kanë përfituar në zgjedhjet e 11 majit 8 mandate deputetësh dhe 640,000 euro nga taksat e shqiptarëve, megjithëse, sipas tij, nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga votuesit. “Që nga viti 2001, për 25 vite dhe 7 palë zgjedhje parlamentare, këto parti marrin deputetë nga PD dhe fonde publike pa u ballafaquar realisht me votuesit,” shkruan Murrizi. Ish-deputeti kritikon gjithashtu planet e ardhshme për rritjen e numrit të partive pa anëtarë dhe pa vota, duke u shprehur se kjo shkon në kurriz të demokratëve dhe synon të rrisë numrin e...