Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke shpalosur kritika ndaj funksionimit të opozitës. Gjatë një interviste televizive, Murrizi u shpreh se opozita ka nisur të forcohet, por sipas tij pritet të jetë më kurajoze pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar. Ai deklaroi se, sipas tij, duhet të ketë largime të personave që i cilësoi si nihilistë dhe hipokritë, duke shtuar se disa deputetë, sipas tij, nuk kanë qenë të pranishëm në zonat ku janë zgjedhur dhe nuk gëzojnë reputacionin që duhet të ketë një përfaqësues i opozitës. Murrizi ngriti edhe pyetje mbi, sipas tij, mungesën e reagimit të fortë nga opozita, duke aluduar për mundësi pazaresh të nëndheshme politike, ndërsa shtoi se drejtuesit...
Burimi:
javanews.al