Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte e pritshme! Hasimja: Duket si inat dhe hakmarrje
Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Por, në sallë munguan dy emra të rëndësishëm të mazhorancës, Fatmir Xhafaj dhe ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Gazetarja Danjela Maloku, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus u shpreh se mungesa e Fatmir Xhafajt në Parlament nuk duhet lidhur domosdoshmërisht me qëndrimet e tij ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se ai ka disa ditë që mungon në seancat parlamentare. Sa i përket mungesës së Elisa Spiropalit, ajo tha se ishte më e parashikueshme, pasi i kishte dhënë më herët sinjale të qarta. Nga ana tjetër, politologu Ermal Hasimja e cilësoi situatën më shumë si reagim emocional me inat e hakmarrje, sesa...
Burimi:
vizionplus.tv