“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Alesia Balliu organizoi sot një takim me strukturat e partisë në Elbasan. Në fjalën e saj, Balliu theksoi së bashku në Elbasan me demokratët që kanë sakrifikuar vite nga jeta e tyre për këtë parti, i dhamë sot një përgjigje të qartë edhe deputetit “brek kuq” edhe Sali Berishës. Fjala e plotë e Alesia Balliut: Përjashtimi im nga gara për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është vendim politik – është frikë nga gara. Së bashku në Elbasan me demokratët që kanë sakrifikuar vite nga jeta e tyre për këtë parti, i dhamë sot një përgjigje të qartë edhe deputetit “brek kuq” edhe Sali Berisha: gara nuk ndalet me përjashtime dhe nuk trembet nga presionet. Demokratet në Elbasan...
Burimi:
javanews.al