“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Sipas bluve, nisur nga incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Ndër të tjera shton se ka marrë masa masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet. “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje...