Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë shtruar iftar për besimtarët në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazani. Të pranishëm ishin figura të shumta të politikës dhe jetës publike, mes tyre edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në iftar morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Partiasë Socialiste dhe personalitete të tjera publike si Erion Braçe, Ulsi Manja, Igli Hasani, si dhe Toni Gogu, Sara Mila dhe Ervin Demo. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi simbolikën e sofrës së iftarit dhe mesazhin e bashkimit që ajo përcjell. Rama: Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë,...
Burimi:
vizionplus.tv