Moti i keq në vend, Rama apel qytetarëve: Tregoni kujdes, ekipet e ARSH ndodhen në terren për të mbajtur akset rrugore hapur
Kryeministri Edi Rama ju ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërsa lëvizin me makinë për shkak të motit të keq. Reshjet e dëborës dhe uja e temperaturave kanë vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve rrugore të vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama bën apel për kujdes, ndërsa shton se ekipet e ARRSH janë në terren për të garantuar sigurinë e çdo qytetari. Postimi i Ramës: Në këto kushte të vështira moti, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje❄️⛈️ ⚠️ Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin...
Burimi:
vizionplus.tv