Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë
Avokati Idajet Beqiri komentoi në emisionin “3D” në RTSH mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencave mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Sipas Beqirit, problemi kryesor është krijimi i një ngërçi institucional, ku institucionet u përfshinë në një luftë të pakuptimtë. Avokati nënvizoi se vendimi i Kushtetueses ishte i domosdoshëm për të sqaruar kompetencat, por e futi vendin në një ngërç edhe më të rëndë institucional. “Problemi është që u krijua një ngërç dhe futi institucionet në një luftë të pakuptimtë dhe në këtë luftë i vuri një kërkesë e papërgjegjshme e SPAK. Problemi është se u futën institucionet në këtë ngërç të rëndë dhe e kanë peshqesh nga SPAK, që me zell të jashtëzakonshme duan të marrin më shumë pushtet nga sa...
Burimi:
javanews.al