“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, i kushtoi një pjesë të veçantë fjalës së tij rolit dhe rëndësisë së diasporës shqiptare, duke theksuar nevojën për një ndryshim thelbësor në mënyrën se si institucionet e shtetit shqiptar e trajtojnë atë. Balla u shpreh se diaspora nuk duhet të jetë objekt vëmendjeje vetëm në momente zgjedhore, por një partner i vazhdueshëm në jetën politike, institucionale dhe shoqërore të vendit. Fjala e plotë: Për mua, per shumë nga kolegët këtu sot mendoj që kjo është 1 prej çështjeve më të rëndësishme të agjendës së punës së Kuvendit. Po votojmë 1 marrëveshje, cila është historike sa i përket fushave, është historike sa i përket nivelit...