“Mos u boj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu!”/ Fevziu i nxjerr Ramës statistikat: Shiko sa më ndjekin mua…

“Mos u boj xheloz për mu, se ky maraz ka me t’shkallu!”/ Fevziu i nxjerr Ramës statistikat: Shiko sa më ndjekin mua…

Një deklaratë e Blendi Fevziut gjatë emisionit “Opinion”, për ministrat, udhëtimet e tyre dhe kasetat e gatshme, nxiti kryeministrin Rama të replikojë në distancë me moderatorin, duke e akuzuar si mashtrues. Që prej atij momenti, replikat mes të dyve nuk janë ndalur dhe veçanërisht kryeministri ka insistuar që ta theksojë dhe provojë patjetër që deklarata e moderatorit është gënjeshtër. Mirëpo, Fevziu duket se është menduar gjatë dhe ka konkluduar se Edi Rama vuan nga xhelozia e madhe për të, për shkak të klikimeve dhe shikimeve të shumta që ka Fevziu nëpër rrjete sociale, për videot që publikon duke shëtitur botën. Moderatori dhe blogeri i njohur, ka publikuar një video në Instagram, ku numëron të gjitha shikimet, në të gjitha rrjetet sociale, shoqëruar me këngën e Elvana Gjatës “Xheloz”....