“Mos pranoni mandatet e krimit”, Berisha thirrje qytetarëve: Sot në shesh kundër qeveritarëve hajdutë

“Mos pranoni mandatet e krimit”, Berisha thirrje qytetarëve: Sot në shesh kundër qeveritarëve hajdutë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh, për të rrëzuar diktaturën autoritare të Edi Ramës. Pasi ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit, Berisha ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në protestë, që të nderojnë në këtë mënyrë 34 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shqiptarët votuan për demokracinë, duke u ndarë nga diktatura komuniste. “Në kushtet të dhunimit, të shndërrimit të votës, të zgjedhjeve në farsë zgjedhore, në kushtet e një bashkëpunimi të ngushtë të pushtetit në të gjitha nivelet me kartelet e drogës dhe së fundi në kushtet e paketave ligjore dhe përdorimit të mandateve të krimit, për të bllokuar luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur korrupsionin, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë...