“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Vlorë me operatorë turistikë, ku ka kërkuar një qasje më të planifikuar në zhvillimin e sektorit. Ai theksoi se rritja e fluksit nuk duhet të shihet si garanci e përhershme për sukses. Sipas tij, përqendrimi vetëm te fitimi afatshkurtër rrezikon të dëmtojë të ardhmen e investimeve në turizëm. Rama tha se çmimet duhet të jenë në proporcion me shërbimet që ofron, pasi ndryshe sipas tij njerëzit nuk do të kthehen më. Kryeministri theksoi se disa vende të tjera, të “dehur” nga fakti se kanë pasur fluks turistësh, kanë vepruar si të tillë, duke i larguar ata. Ata tha se duhet të krijojnë strategji që të garantojnë jetëgjatësi të investimeve që po kryejnë në zonën e Vlorës. “Çmimet...