Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, Braçe apel prindërve: Mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët
Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme. Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë. Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës. Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë...
Burimi:
sot.com.al