“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton këtë të dielë, 5 prill, se është konstatuar një faqe interneti që pretendohet të ofrojë shërbime për aplikimin e vizave hyrëse në Shqipëri: https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/ MEPJ sqaron se kjo faqe nuk është zyrtare dhe nuk ka autorizim nga autoritetet shqiptare për të dhënë informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave. Ministria thekson se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është: https://e-visa.al/ Qytetarëve dhe të interesuarve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm. Organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar aktivitetet e paligjshme dhe për të gjurmuar personat përgjegjës sipas legjislacionit...