“Mos deformo garën”, Kokalari paralajmëron Shkëlzen Berishën: Do përfundosh në SPAK
Evi Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e Partisë Demokratike, i bën thirrje Shkëlezen Berishës, të cilin e quan “kryetarin në hije”, të mos pengojë publikimin e komisioneve përkatesë zgjedhore brenda partisë, si dhe kriteret/datat për aplikimin. Aktivistja shqiptaro-amerikane paralajmëron Shkëlzenin se nëse pengon dhe deformon procesin, “përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng”. Postimi i plotë i Evi Kokalarit:Shkelzen Berisha, nëse sot është 25 mars dhe zgjedhjet janë më 23 maj, kur do të publikoni emrat e komisionit përkatës dhe kriteret/datat për aplikime? Nëse mendoni se do bëni lojëra, shumë keq e keni — edhe ti, edhe Sali Berisha.që nëse pengojnë dhe deformojnë procesin Mua kësaj radhe nuk më shpëtoni dot. Ju prita...
Burimi:
sot.com.al