“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin Andi Tela që e pyeti se pse partia që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit nuk mbledh as 64 protestues te kryeministria ku Lapaj po qëndron prej rreth 15 ditësh. Lapa e pranoi se është vrarë nervi i shoqërisë, por e ftoi gazetarin që shkonte dhe t’i bashkohej protestës. “Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet. Kjo fitohet kur dalin...