‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme
Në diskutimet për ndryshimet në Kodin Penal, deputeti Erion Braçe propozoi nga foltorja e Kuvendit që ligjvënësit të miratojnë kategorizimin e molotovit nga ligji si armë zjarri. Duke paraqitur foto nga protestat e dhunshme të Sali Berishës në Tiranë, Braçe tha se kjo formë e protestimit është e papranueshme dhe duhet ndëshkuar ashpër penalisht. “Jam plotësisht dakord edhe me ashpërsimin që i bëhet dispozitave që ndëshkojnë zjarrvënien, është një problem shumë i madh për mjedisin dhe mjedisin e kemi të përbashkët. Nga viti 2013 e këtej unë nuk di ndonjë gazetar të dënuar për shpifje. Le të çohet dhe të dalë kudo që është dhe të thotë: po, jam dënuar unë për shpifje. Nuk di që të kemi pasur gazetarë në burg, sepse ishte një periudhë që në burg kanë hyrë gazetarë ose persona të...
Burimi:
javanews.al