“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një reagim pas protestës së PD-së, në rrjetet sociale. Braçe, thekson se molotovi është një armë vdekjeprurëse dhe si e tillë duhet të reflektohet edhe ligjërisht në Kodin Penal. Në postimin e tij, Erion Braçe shkruan: Dje, darka ne bulevard; si ishte ajo, “kane helmuar gazetaret”?! Po per te djegur kush per pak i dogji?! Ne foto jane fotoreporteret Florion Goga dhe Armando Babani thuajse ne flake! jane edhe policet mu aty, ne flake! Tani, molotovi eshte arme, madje arme vdekjeprurese; kodi penal eshte ne kuvend dhe kodi penal duhet te reflektoje-materializoje armen molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!
Burimi:
javanews.al