Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, zhvilloi një debat të ashpër me deputetin e PS-së, Taulant Balla, në lidhje me molotovët që hodhën protestuesit vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Balla u shpreh se ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin objektivat e Iranit, ish-kryeministri Sali Berisha kishte sulmuar vilën e Enver Hoxhës, ndërsa brenda saj ishin artistë, dhe sot ajo vilë funksionon si qendër kulturore. “E vërteta është paksa e hidhur. Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin objektivat e regjimit, Sali Berisha udhëhiqte sulmin ndaj një godine ku vetëm ai kishte hyrë brenda, ndërsa asnjëri nga ne nuk e kishte parë as ëndërr ta vizitonte atë vend. I vetmi që u ngroh në zjarrin bubulak të diktatorit ka qenë ai,” tha Balla....
Burimi:
javanews.al