Molotovët “Made in Berisha” te ish-vila e Enverit, Rama nxehet keq

Molotovët “Made in Berisha” te ish-vila e Enverit, Rama nxehet keq

Një vendim i beftë është marrë nga kryeministri Edi Rama, vetëm 24 orë pas protestës së tensionuar të mbajtur në Tiranë, ku u vu në rrezik jeta dhe siguria e disa artistëve te ish-vila e Enverit në ish-Bllok. Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka urdhëruar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Vendimi vjen pas kritikave të forta mbi menaxhimin e situatës gjatë protestës së opozitës, ku sipas raportimeve nuk u garantua siguria e plotë e qytetarëve dhe objekteve të rëndësishme. Vendimi për largimin e Prodës është ekzekutuar menjëherë, ndërsa në vend të tij është komanduar zëvendësi, Sokol Bizhga, i cili do të drejtojë përkohësisht institucionin deri në një emërim të ri përfundimtar. Po ashtu, mësohet...