Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme ku militantë të PD u fshehën në xhaminë e Namazgjasë apo hodhën molotovë pranë saj. Në reagim Komuniteti Mysliman bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje ndërsa thekson se lëndimi i besimtarëve që ndodheshin në xhami për tu falur, është e pajustifikuar. Reagim i KMSH-së: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive. Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i...
Burimi:
javanews.al