Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë QSUT, e cila përmes një njoftimi publik falënderon ish-kreun e shtetit për besimin e treguar ndaj stafit mjekësor. “Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, thuhet në reagimin e qendrës spitalore. Alfred Moisiu ishte shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të mirë dhe ka lënë ambientet e spitalit.
Burimi:
javanews.al