“Mjaft me çmimet që rriten çdo ditë”, Ballabani paralajmëron: Shqipëria për shqiptarët, jo për hajdutët dhe tradhtarët

“Mjaft me çmimet që rriten çdo ditë”, Ballabani paralajmëron: Shqipëria për shqiptarët, jo për hajdutët dhe tradhtarët

Gjatë fjalës së saj në foltoren e opozitës, Anëtarja  e Kryesisë në PL, Elda Ballabani​ u shpreh se jetesa e shqiptarëve po bëhet çdo ditë më e papërballueshme, për shkak të rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Ajo theksoi se kjo nuk është një krizë natyrore, por pasojë e qeverisjes që ka injoruar nevojat e qytetarëve dhe ka favorizuar një grusht njerëzish që pasurohen, ndërkohë që populli po vuan.”Një pensionist sot zgjedh mes bukës dhe ilaçeve, dhe një çift i ri nuk mund të ndërtojë dot një jetë të ardhshme në Shqipëri”, u shpreh ajo. Ajo bëri thirrje për drejtësi dhe një ftesë për të luftuar padrejtësitë që kanë kapur çdo shtresë të shoqërisë shqiptare. Pjesë nga deklarata: Sot jemi këtu, dhe po bëhet gjithnjë e...