Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri
Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve. “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai. Ky debat vjen pas kritikave të forta të bëra në mediat greke për kryeministrin Ed Rama, pas komentit të tij ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi. “Mendoni...
Burimi:
ntv.al