Misioni i PE në Tiranë, Petro Koçi: Kërkesa nga Europa është e qartë, duan opozitë pa Berishën në krye

Misioni i PE në Tiranë, Petro Koçi: Kërkesa nga Europa është e qartë, duan opozitë pa Berishën në krye

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur se misioni i PE-së në Tiranë dha një mesazh të qartë, për një opozitë pa Sali Berishën në krye. Komentet Koçi i bëri në një emision televiziv, ku tha se kjo ishte një shpallje non grata defacto për Berishën. Sipas Koçit, BE kërkon një gjeneratë tjetër në krye të Partisë Demokratike dhe largimin e Berishës nga drejtimi i kësaj force politike. “Kishte mesazh edhe për mazhorancën edhe për opozitën. Atë për mazhorancën e trajtuam më parë që lidhej drejtpërdrejt me drejtësinë. Takuan Ramën, por nuk takuan Berishën. Sepse ata janë parlamentarë dhe mund të mos e takonin kryeministrin. E dyta, thanë duam një opozitë pa Sali Berishën. Pra na mjaftoi që takuam Gaz Bardhin e Tabakun. Në...