Misioni faktmbledhës i PPE,Berisha i pret në PD:Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

Misioni faktmbledhës i PPE,Berisha i pret në PD:Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

Një mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 Majit zbarkoi këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike. Përfaqësues të 28 partive nga radhët e Partive Popullore Evropiane erdhën në Tiranë me kërkesë të demokratëve, ku vetë Sali Berisha e kishte paralajmëruar disa herë ardhjen e tyre. Misioni faktmbledhës nuk tregoi qëllimin e vizitës, por ishte vetë Berisha që pasi përcolli miqtë nga selia blu tregoi për mediat temën e diskutimit. “Temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze. E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente. U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto”, tha Berisha. Kjo vizitë e përfaqësuesve të Partive Popullore Evropiane nuk...