Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator
Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat që la komunizmi. Pjesa më e madhe e drejtuesve politikë të vendit, por edhe biznesmenëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë janë të edukuar në vitet ’70-’80. Por a ka lënë kjo një dëm në formimin e klasës drejtuese të vendit? Sipas Ramës, dëmi më i madh ka ardhur nga fakti që nuk është lejuar që kundërshtari të shprehë mendimin e tij ndryshe, por përkundrazi është degjeneruar publikisht. “Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një...