Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj
Është shkarkuar nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte. Isht data 16 dhjetor 2025, kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 8 masa sigurie, për abuzim me tenderat e AKSHI-t. Përpos Karçanajt, në “arrest shtëpie” u la edhe Hava Delibashi (numri dy i agjencisë), ndërsa masë më e shtrënguar sigurie u caktua për tre biznesmenë. Pjesë e së njëjtës...
Burimi:
javanews.al